Rrahmani: PDK-ja nuk duhet të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen
30 korrik 2026
| 16:00
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, është shprehur kundër çdo bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar qeverisjen e saj si të dëmshme.
Rrahmani ka deklaruar se një koalicion me LV-në do të nënkuptonte marrjen e përgjegjësisë për, siç është shprehur ai, “keqqeverisjen” e gjashtë viteve të fundit.
Ai ka shtuar se posti i presidentit nuk duhet të jetë bazë për marrëveshje politike, ndërsa ka vlerësuar se çdo bashkëpunim me pushtetin do të ishte humbje për opozitën. /RTV21



