Rama: Trumpi do të mbrohet nga dronët “Made in Albania” gjatë samitit të NATO-s
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se gjatë Samitit të NATO-s, i cili do të mbahet në Tiranë, mbrojtja e hapësirës ajrore do të realizohet me dronë inteligjentë të prodhuar në Shqipëri.
Rama ka thënë gjithashtu se qeveria ka porositur një sistem të avancuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili pritet të vihet së shpejti në funksion.
“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në Samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli, nga toka, nga Marsi e nga Hëna, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, ‘Made in Albania’. Ashtu siç jemi tashmë gati, kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën shumë shpejt do ta ketë edhe Shqipëria”, ka thënë Rama.



