Arrestohet personi që kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt
12 gusht 2026
| 22:19
Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ajo tha se i dyshuari është prangosur nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ndaj tij do të nisë procedura në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.
Klankosova.tv merr vesh se i dyshuari që ra në duart e policisë është Skender Llugiqi.
Ndryshe mërgimtari sot në Kuvendin e Kosovës bëri thirrje skandaloze.
Ai kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.
“Nëse Radojçiqi duhet me u dënu me 20 vjet, Ramushi duhet me 40-50-100 vjet”, deklaroi mërgimtari.



