KEK-u ndalon njësinë “A4” pas parregullsive teknike

12 gusht 2026 | 11:04

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia “A4” është ndalur në mënyrë të kontrolluar pas evidentimit të disa parregullsive teknike. Sipas njoftimit të KEK-ut, ndalja është bërë më 11 gusht 2026, në orën 00:00, si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike.

Qëllimi i ndaljes, sipas KEK-ut, është krijimi i kushteve të nevojshme për kontrollin e pajisjeve dhe kryerjen e ndërhyrjeve përkatëse.

“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit”, është thënë në njoftim.

KEK-u ka bërë me dije se Njësia “A4” do të rikthehet në operim pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe pasi të konfirmohen kushtet e sigurta për funksionim. Korporata ka njoftuar se për zhvillimet e mëtejshme dhe kohën e rikthimit të njësisë në operim do të informojë publikun me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës lëshon sot në qarkullim emisionin e pullave…