Abdixhiku tregon çfarë Presidenti kërkon LDK-ja: Ta dojë dhe ta mbrojë Republikën

18 gusht 2026 | 19:15

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë një figurë e respektuar dhe me integritet.

Ai tha se gjatë takimit me Kurtin është diskutuar për kriteret dhe profilin e presidentit të ardhshëm.

“Një President që e do Republikën, e mbron Republikën, e ushtron demokracinë në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe një figurë që e shtron unitetin politik ashtu siç i takon”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se Kosova ka figura të përshtatshme për këtë pozitë, por kërkoi që procesi të zhvillohet me kujdes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se…