Kusari-Lila injoron hotelet shqiptare, një delegacioni të lartë gjerman i organizon pritje në “Hotel Graçanica”

19 gusht 2026 | 17:30

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, duket se para hoteleve shqiptare preferon ato me motivacione multietnike.

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së dje është takuar me Sekretarin Shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Nordrhein-Westfalen, Christian Wiermer.

Madje, dikasteri që Kusari-Lila drejton ka organizuar një pritje të veçantë për mysafirët në “Hotel Gracanica”, i cili ndodhet në Komunw tw Graçanicës.

Gazeta ka mësuar se shumica e stafit që janë punësuar në këtë hotel janë nga komuniteti serb dhe komunitete tjera.

Në njoftimin e MINTI-it tregohet se për çka është diskutuar në këtë takim.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin institucional, marrëdhëniet ekonomike dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në zhvillimin ekonomik, investimet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. Me këtë rast u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, të cilat ndër vite janë ndërtuar jo vetëm mbi bashkëpunimin politik dhe institucional, por edhe mbi lidhjet e forta njerëzore mes dy vendeve”, thuhet në komunikatën e MINTI-it./Nacionale

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar të mërkurën zëvendës shefen…