Përplasen dy mjete lundruese pranë lumit të Shalës, lëndohen disa persona

19 gusht 2026 | 16:38

Një aksident është regjistruar të mërkurën në zonën turistike të Komanit në Shqipëri, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të lumit të Shalës.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar lëndimin e disa personave.

Të lënduarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve paraprake, personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City po shqyrton një lëvizje të bujshme për mesfushorin…