Time Kadrijaj zbulon çfarë ndodhi pas gjuajtjes me vezë: Kurti shkoi te komunitetet për të siguruar votat
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj tha se në ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkoi në zyrën e komuniteteve.
Kadrijaj tha se Kurti ka siguruar votat e deputetëve nga komuniteti jo serb.
Ajo tha se këtë e kuptoi pasi zyret e Aleancës janë afër zyrës së komuniteve jo serbe.
“Meqënëse ne zyrën e grupit parlamentar e kemi në katin e dytë, aty është edhe zyra e komuniteteve jo serbe dhe posa kam shkuar në parlament, e kam parë që ka qenë një tollovi e madhe me forca të shtuara, policë, nuk e dija isha e hamendësuar se çfarë po ndodh. Ndërsa, kur pyeta se çfarë po ndodh, thanë është zoti Kurti në zyrën e komuniteteve. Kishte shkuar në zyrën e komuniteteve pikërisht në ditën që ka ndodhur gjuajtja me vezë dhe rastësisht e kam pyetur një prej komuniteteve thashë çfarë ndodhi? Tha as vet nuk e dinë se çfarë me bë, çfarë do me bë zoti Kurti. Tha po a i kam vota e komuniteteve. Këta i kishin garantuar që i kanë tetë vota, ndërsa ka thënë që do të shkojnë në zyrën e grupit parlamentar dhe të vendosi se çfarë me bë”, tha ajo në emisionin Jehona Politike.



