Vidhet një lokal në Gjilan, kamerat e sigurisë kapin “hajnin” në aksion

19 gusht 2026 | 17:33

Një rast i vjedhjes raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në Gjilan.

Kamerat e sigurisë, pamjet e të cilave i ka siguruar Klankosova.tv, kanë kapur autorin e dyshuar të grabitjes teksa ky i fundit futet në lokal dhe merr arkën kryesore me para, dhe gjatë rrugës, kap edhe një arkë të vogël – dhe largohet nga lokali.

Mësohet se pronari i lokalit e ka identifikuar të dyshuarin, ndërsa Klankosova.tv ka mësuar jozyrtarisht se rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Redaksia ka kontaktuar me Policinë e Rajonit të Gjilanit, dhe është në pritje të një konfirmimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza…