Hapa të tjerë të PDK-së: Besa Kabashi-Ramaj nuk përjashton protestat

20 gusht 2026 | 22:37

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, duke folur për opozitarizmin e partisë ku ajo bën pjesë, tha se primar e kanë interesin shtetëror e jo partiak.

Ajo akuzoi LVV-në se po përdor dezinformimin e po ashtu tregoi edhe hapat tjerë që do të ndërmarrë PDK-ja, duke mos përjashtuar protestat.

“Jemi të gatshëm, PDK ka thënë që ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike, natyrisht duke pasur parasysh rëndësinë e mobilizimit të qytetarëve për me kuptu që kjo kauzë është për ta, për mbrojtjen e shtetit, kushtetutshmërisë”, tha ajo në rtv21.

Më tej, Kabashi Ramaj shtoi se beteja e tyre është një maratonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, miku dhe bashkëpunëroti i…