Vetplagoset me armë zjarri një person në Pejë, dërgohet në QKUK
24 gusht 2026
| 21:13
Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 14:15 në fshatin Vitomiricë të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar fillimisht për tretman në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në QKUK në Prishtinë.
I plagosuri ka deklaruar se është vetplagosur aksidentalisht derisa ishte duke e pastruar armën e gjatë.
“Rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime”, tha Rugova.



