Pejë, gjatё muajit gusht shqiptohet 375 tiketa ndaj ngasёsve tё motoçikletave
Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, njёsiti i Tafikut Rajonal, Stacionet Policore dhe njёsiti pёr Reagim tё Shpejtё, gjatё muajit gusht, nga data 01.08.2026-23.08.2026 bazuar detyrave të caktuara dhe planifikimeve operative ka realizuar planet operative në parandalim të aksidenteve gjegjësisht rregullim të komunikacionit, plan i cili do tё vazhdojë edhe ditёve nё vijim.
Gjatё muajit gusht janё shqiptuar treqind e shtatёdhjetё e pesё (375), tiketa ndaj ngasësve të motoçikletave, pёr kundёrvajtje:
•Drejtim i motoçikletёs pa patentshofer,
•Drejtim i motoçikletёs pa rexhistrim
•Drejtim i motoçikletёs pa helmetё etj.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё do tё vazhdojë me aktivitetet nё teren, me qellim tё parandalimit tё aksidenteve, derisa Policia do tё ketё zero tolerancё ndaj tё gjithё kundёrvajtёsve nё komunikacion.



