Bahtiri opozitës: Mos shkoni në sallën e Kuvendit për të bërë filma

28 gusht 2026 | 22:51

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje partive opozitare që të mos, siç ka thënë ai, shkojnë në sallën e Kuvendit vetëm për të bërë “filma”.

Përmes një reagimi, Bahtiri ka apeluar te deputetët opozitarë që të jenë të pranishëm në Kuvend në fund të javës së ardhshme, kur, sipas tij, pritet të përfundojë puna.

“Me shumë mirësjellje i bëj apel partive opozitare që po shkojnë çdo ditë në sallën e Kuvendit, që të mos shkojnë kot, sa për të bërë filma aty. Por në fund të javës së ardhshme, le të jenë të pranishëm aty, kur edhe do të kryhet puna me ka krejt! Atë ditë le ta tregojnë veten”, ka shkruar Bahtiri.

Bahtiri është deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, miku dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit…