Po falimenton vendimmarrja, do të duhen vite të tëra për ta stabilizuar shtetin

03 shtator 2026 | 09:06

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, e ka kritikuar partinë në pushtet për situatën e krijuar në Kosovë, si pasojë e krizës politike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se koha në bllokadë është dëmtim i pariparueshëm.

“Jo vetëm demokracia, por thelbi i funksionimit të institucioneve është në pikëpyetje. Do të merr vite të tëra për ta stabilizuar e normalizuar shtetin.”, ka shkruar ai.

Ramadani ka shtuar se duke mbajtur gjithçka pezull dhe kundërligjshëm, institucionet qendrore janë në rrugë të falimentimit të vendimmarrjes.

“Pushtetarët pa pikë nevoje e kanë bllokuar konstituimin e Kuvendit, rrjedhimisht nuk po e bëjnë Qeverinë legale e legjitime.”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë për përshkallëzimin…