Klinaku: Kthimit të Ligjit për Specialen i gëzohen LV-ja, LDK-ja dhe disa nga PDK-ja

23 tetor 2026 | 13:50

Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVLUÇK) ka thënë se zhvillimet rreth Ligjit për Gjykatën Speciale kanë ndikuar edhe në dorëheqjen e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në një prononcim për “T7”, Klinaku ka vlerësuar se rikthimit të këtij ligji në Kuvend do t’i gëzohen Lëvizja Vetëvendosje (LV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe disa përfaqësues të PDK-së.

Ai ka thënë se nuk e di se kush po merret me çështjen e rikthimit të ligjit në Kuvend.

Sipas Klinakut, Aleanca është e vetmja parti që po reagon lidhur me këtë çështje.

Ai ka theksuar se kjo parti po e kundërshton rikthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, si dhe ndryshimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka vdekur prokurorja Ajshe Ferati, e cila ka shërbyer në…