Azemi: Punëtorët teknikë nuk kthehen në punë pa pagat e korrikut dhe gushtit

04 shtator 2026 | 11:51

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi, ka deklaruar se greva e punëtorëve teknikë në Prishtinë do të vazhdojë derisa të paguhen pagat e prapambetura.

Duke folur në emisionin “Ora 7” në “Klan Kosova”, Azemi ka thënë se punëtorët po përballen me presion për t’u rikthyer në shkolla, por sipas tij, kjo nuk do të ndodhë pa u përmbushur kërkesat e tyre.

“Pa i paguar komplet muajin gusht dhe ditët e muajit korrik, ne nuk do t’i kthehemi punës”, ka deklaruar Azemi.

Ai ka bërë me dije se sindikata është tërhequr nga marrëveshja e mëhershme me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA), duke e akuzuar këtë institucion për mosrespektim të marrëveshjeve të arritura.

Azemi ka kërkuar gjithashtu që punëtorëve teknikë t’u garantohet paga prej 500 eurosh.

Sipas tij, sindikata nuk do të zhvillojë bisedime të reja me institucionet përderisa nuk paguhen pagat e muajve korrik dhe gusht dhe nuk zbatohet kërkesa për pagën prej 500 eurosh.

“Derisa të paguhen pagat e korrikut e gushtit dhe të zbatohet paga prej 500 eurosh, nuk do të ketë më bisedime”, ka deklaruar Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i organizatës “Liria ka emër” është mirëpritur sot nga…