Katërshja e gjyqtarëve që do ta përcaktojnë fatin e liderëve të UÇK-së më 16 shtator

14 shtator 2026 | 12:32

Më 16 shtator pritet të merret vendimi përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pas 234 ditësh të procesit gjyqësor, gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi do të përmbyllet të mërkurën me shpalljen e aktgjykimit final.

Katër krerët e UÇK-së akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Vendimin do ta marrë trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari amerikan Charles Smith III, i cili është kryesues, gjyqtari gjerman Christoph Barthe, gjyqtari zviceran Guenaël Mettraux dhe gjyqtari irlandez Fergal Gaynor.

Aktgjykimi do të përcaktojë nëse katër ikrerët e UÇK-së do të shpallen fajtorë apo të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Gjyqtari amerikan Charles Smith III (kryesues)

Gjyqtari gjerman Christoph Barthe

Gjyqtari zviceran Guenaël Mettraux

Gjyqtari irlandes Fergal Gaynor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykimi ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK),…