Edi Rama nga Nju-Jorku: Joe Bideni e ka tradhtuar Hashim Thaçin, ShBA-ja nuk bëri më të mirën për të
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ish-presidenti amerikan Joe Biden e ka tradhtuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në një fjalim në Nju-Jorku, Rama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhej të bënin më shumë për Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së.
“Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij, më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin. Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me ShBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal”, ka thënë Rama.



