Dyshohet për mashtrim në prokurim publik, aktakuzë ndaj një kompanie në Prizren

30 shtator 2026 | 14:14

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Xh.K., pronar dhe person përgjegjës i kompanisë “E.I.” SH.P.K., si dhe ndaj kësaj kompanie, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës, Xh.K. dyshohet se gjatë realizimit të kontratës për rregullimin e ngrohjes qendrore në sallën e baletit të SHM “Lorenc Antoni”, ka përdorur materiale që nuk përputheshin me specifikimet e kontratës.

Në vend të gypave të bakrit, dyshohet se janë vendosur gypa të galvanizuar dhe të çelikut të zi, me qëllim të përfitimit pasuror dhe duke i shkaktuar dëm material Komunës së Prizrenit.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Njoftimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…