Gucati: Mbi 100 mijë njerëz pritet të marrin pjesë në protestën e nesërme

30 shtator 2026 | 14:12

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka folur për protestën që do të mbahet nesër në Prishtinë kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

I ftuar në emisionin “Kosova Live” në “T7”, Gucati ka deklaruar se në protestë pritet të marrin pjesë mbi 100 mijë qytetarë.

“Nesër besoj do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, nesër do të ketë qytetarë të të gjitha viseve shqiptare. Kemi informacione se nesër do të jetë mbi 100 mijë numri i madh”, ka deklaruar Gucati.

Protesta do të mbahet të enjten në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Baba Vangës i atribuohet një seri parashikimesh të frikshme për…