Ramush Haradinaj: 1 tetori 1997 shënon një moment historik, studentët u bënë simbol i rezistencës

01 tetor 2026 | 12:54

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar protestën e 1 tetorit të 1997-s.

Ai ka theksuar se kjo shënon një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve.

“Historia e shqiptarëve është histori përpjekjesh të pandalura për liri. 1 tetori 1997 shënon një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve. Atë ditë, ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur kështu flakën e një lëvizjeje që do të çonte drejt ndryshimeve të mëdha, duke nxitur vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Rafael Leao do të veshë fanellën me numër 7 në…