‘Votojeni ligjin’, Haziri fton qytetarët në ditën e 19-të të protestës: Nuk ndalemi
04 tetor 2026
| 13:25
Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sërish sonte, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës.
Përmes një postimi në “Faceboo”, Haziri ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar Haziri.



