Ligji për Specialen kalon në lexim me 9 vota për, asnjë abstenim, asnjë kundër

05 tetor 2026 | 08:45

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit ka nisur mbledhjen, në rend dite të së cilës është votimi në lexim të parë i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ligji është votuar në lexim të parë me 9 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim.

Anëtari i Komisionit, Përparim Gruda, tha se ky ligj synon mbrojtjen e luftës së UÇK-së.

“PDK është sponsorizuese e këtij ligji. Shpresoj që ta kalojmë pa ndasi. Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm për mbrojtjen e standardeve të drejtësisë. Përmes këtij ligji ne mbrojmë luftën e drejtë të UÇK-së. Ky ligj e ndryshon Ligjin për Dhomat e Specializuara”, tha Gruda.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
KRU “Hidrodrini” ka apeluar te konsumatorët që ta përdorin ujin…