Kurti: Ligji është urgjencë, por duhet respektuar afati 72-orësh, presidenti është emergjencë

06 tetor 2026 | 15:49

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media është deklaruar lidhur me situatën politike në vend.

Kurti, duke kërkuar që të zgjidhet fillimisht presidenti, është zotuar se Ligji për Specialen do të kalojë edhe në lexim të dytë “paraditen e së enjtes”.

“Të nderuar gazetarë, të dashur qytetarë, ligji është urgjencë, por presidenti është emergjencë. Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë më pastaj, duke e respektuar afatin 72-orësh, sipas nenit 85 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës. Më lejoni ta lexoj paragrafin e parë të nenit 85 – Procedura e përshpejtuar e shqyrtimit të ligjeve, pika e parë: Shqyrtimi i parë i projektligjit me procedurë të përshpejtuar nuk mund të bëhet më herët se 48 orë nga shpërndarja e materialit, ndërsa shqyrtimi i dytë nuk mund më herët se 72 orë nga dita e miratimit në parim. Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë publikisht zotohem para jush që në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e votojmë në lexim të dytë Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe këtë e bëjmë duke respektuar Rregulloren e Punës së Kuvendit. Nuk mund ta shkelim rregulloren edhe për një arsye shtesë, e ky është aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i datës 9 janar sivjet, pra para nëntë muajsh”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka bërë një “ofertë shtesë” për Partinë…