“UÇK, UÇK” – Kurti në konferencë, protestuesit vazhdojnë me brohoritje para Kuvendit
06 tetor 2026
| 15:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mban konferencë për medie, ndërsa para Kuvendit të Kosovës vazhdojnë brohoritjet e protestuesve “UÇK”.
Në konferencën për media, Kurti ka folur për zhvillimet e fundit politike, duke iu referuar çështjes së zgjedhjes së presidentit të ri dhe Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kurti ka thënë se situata aktuale mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit.



