Kurti me ofertë shtesë: PDK-ja t’i sigurojë gjysmën e votave për Bekim Sejdiun president, e votojmë Ligjin për Specialen

06 tetor 2026 | 15:46

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një “ofertë shtesë” për Partinë Demokratike të Kosovës gjatë një konference për media në Qeveri.

Kurti ka rikthyer emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për president, ndërsa ka thënë se do ta votonin projektligjin për Gjykatën Speciale në lexim të dytë, nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e votave të deputetëve të saj për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne po e bëjmë edhe një ofertë shtesë e konkrete: Nëse Partia Demokratike e Kosovës zotohet publikisht se i sigurojnë së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për profesor Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër i kemi bashkë me LDK-në, atëherë ne po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Por kërkojmë nga PDK-ja publikisht, meqenëse s’po mund t’i takojmë më, të zotohen para jush se së paku gjysmën e grupit parlamentar mund të na i sjellin në seancë e të votojnë qoftë edhe kundër për Bekim Sejdiun”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është zotuar publikisht se, nëse…