Kurti tallet në konferencë: “Prita se po shkoni te Hamza për t’i bërë pyetje”, “çka po ua merr mendja për propozimet”

06 tetor 2026 | 20:24

Kryeministri Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media me një ofertë për Bedri Hamzën, duke ia kërkuar votat e PDK-së për Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për president, në këmbim të votimit të ligjit për Specialen.

Menjëherë pas propozimit, gazetarët i shtruan pyetje Kurtit, por ai “u përplas me një nga gazetarët”, duke e “udhëzuar” që të nxitojë të marrë një prononcim nga Bedri Hamza se çka mendon për propozimin e tij.

“Unë prita që tash do të na duhet ta hapim derën, hap e krah, edhe këtë anën tjetër se ju do duhej të vraponit ta pyesni Bedri Hamzën…”, i tha gazetarës Kurti, transmeton Gazeta Express.

“Tash është koha që ta pyesni Bedri Hamzën, çka mendoni për propozimin më të ri….Iniciativën për takime e kam marrë gjithmonë unë, ka dy vjet që i thërras nëpër takime më shumë svijnë sesa që vijnë…”, tha ai.

Sipas tij, “janë të tjerët që s’e kanë hapur derën…”

“Janë veç edhe katër orë, ju duhet të jeni me nxitim për përgjigjen e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza”, tha Kurti. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur një propozim të ri lidhur…