Thirrja e fundit nga Daut Haradinaj: Ju ftoj të gjithëve në shesh, të votohet sonte Ligji për Specialen

06 tetor 2026 | 20:08

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në shesh në protestën që ka si kërkesë miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se kanë mbetur edhe pak orë në dispozicion, prandaj e ka konsideruar të rëndësishme kalimin e këtij ligji.

“Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tanë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë. Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’I kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë.”, ka thënë Haradinaj në një adresim në rrjetin social Facebook.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas…