Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

09 tetor 2026 | 14:02

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar duke thënë se aktivizimi i kësaj partie ka bërë që të gjithë të kthehen nga ajo.

“Aktivizimi i PDK-së mjaftoi që të gjitha marionetat të kthehen nga ne! Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova. Ata e dinë mirë se kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.

Ajo ka deklaruar se PDK-ja, sipas saj, është penguar dhe ndalur padrejtësisht për gati gjashtë vjet, në dëm të vendit.

“Por PDK-ja nuk ndalet! Ajo është forcë politike me histori, me qëndresë dhe me njerëz që nuk dorëzohen. Sepse PDK-ja nuk është thjesht një parti politike. Është një forcë që, sa herë mobilizohet, rikthehet në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë, e Kosovën e kthen në qendër të agjendës evropiane”, është shprehur Musliu.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-deputetja Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar ndaj kritikave dhe paragjykimeve për…