Dy persona pa shenja jete gjenden në Prishtinë dhe Graçanicë
24 tetor 2026
| 09:50
Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Graçanicë, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas raportit, në Prishtinë, policia është njoftuar nga emergjenca se një burrë ishte gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Ndërkaq, një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Graçanicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Në të dyja rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.



