24 vjet nga themelimi i gazetës “Epoka e re”

25 janar 2024 | 08:43

Gazeta e përditshme “Epoka e re” është themeluar më 15 dhjetor 1999, por numri i saj i parë ka dalë më 25 janar 2000. Sot (e enjte) “Epoka e re” ka mbushur 24 vjet që nga numri i parë. Pas fillimit të pandemisë Covid-19, u ndal edhe botimi i medieve të shtypura.

Sot Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në botë pa gazetë të shtypur ditore. “Epoka e re” botohet online https://www.epokaere.com/ dhe në formatin PDF. Në formatin PDF sot është botuar numri i 7 100 i “Epokës së re”. Botues i gazetës “Epoka e re” është Muhamet Mavraj, personalitet i njohur i demonstratave studentore të vitit 1997.

“Epoka e re” shquhet për kuadrin e saj kritik gazetaresk, i cili synon arritjen e një informacioni të ri në mjedisin shqiptar dhe formësimin e audiencës kritike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kam dëgjuar që opozita herë kërkon dorëheqjen time, herë shkarkimin…