‘25 prilli masakër elektorale’, Rama i përgjigjet Bashës: Fituesit fokusohen tek fitorja!

04 maj 2021 | 12:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka akuzuar si autorë të masakrës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit treshen Rama-Doshi-Rakipi.

Rama  në llogarinë e vet në “Twiiter ka shkruar se pas zgjedhjeve humbësit janë fokusuar tek fituesit, ndërsa këta të fundit do të fokusohen në ngjitjene Shqipërisë në majë.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Adriatik Kelmendi ka marrë dozën e parë të vaksinës…