Gazetari Adriatik Kelmendi vaksinohet me AstraZeneca

04 maj 2021 | 12:38

Gazetari Adriatik Kelmendi ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 në Kosovë.

Organizata dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Kosovë kanë mundësuar që të punësuarit e tyre, si dhe familjarët, ta marrin vaksinën nga mekanizmi COVAX i BE-së, prandaj edhe Kelmendi mori vaksinën si familjar

“Unë sot e mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, duke qenë bashkëshort i Zanës, e punësuar në UN Women”, ka shkruar Kelmendi ne “Facebook”.

“Uroj që të gjithë kosovarët sa më shpejtë të kenë mundësi t’i marrin vaksinat dhe Kosova të mos mbetet vendi i fundit në Evropë me furnizim me vaksina”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bazuar në raportet e 4 majit 2021 nga të gjitha…