Lukaku dhuron 100 mijë euro: Italia më ka dhënë shumë

21 mars 2020 | 09:47

Romelu Lukaku me zemër të madhe. Sulmuesi belg ka dhuruar 100 mijë euro për spitalin San Raffaele. Ai ka njoftuar donacionin nëpërmjet një video në faqen zyrtare të Interit, që i bën thirrje të gjithëve të ndihmojnë me donacione dhe të qëndrojnë të bashkuar në shtëpi.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Romelu Lukaku. Në këtë moment të vështirë duhet të qëndrojmë të gjithë të bashkuar dhe të qëndrojmë në shtëpi. Italia është një vend i mrekullueshëm dhe ka bërë shumë gjëra për mua dhe familjen time. Për këtë arsye dua ta ndihmoj këtë vend duke dhuruar 100 mijë euro për spitalin San Raffaele. Do të ishte e bukur nëse edhe ju mund të ndihmoni. Të qëndrojmë të bashkuar dhe forca të gjithë”, deklaroi sulmuesi belg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku i njohur Tritan Kalo, sërish nëpërmjet një komenti në…