27 aktakuza në 24 orët e fundit

09 dhjetor 2022 | 12:07

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 18 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 7 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 7 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar 9 persona, ka paraqitur 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 2 personave, si dhe, ka ngritur 6 aktakuza kundër 7 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 2 persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi.

Ndërsa nga kjo prokurori janë ngritur 9 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se organet e…