337 ushtarë të rinj i bashkohen FSK-së

15 nëntor 2019 | 11:33

Radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë bashkuar të premten edhe 337 ushtarë të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik në qendrën e stërvitjeve bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Me këtë rast, komandanti i Forcës së Sigurisë se Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka thënë se kjo forcë është e përkushtuar për paqe e siguri në rajon.

“Jemi të përkushtuar për paqe siguri e stabilitet me të gjithë. FSK-ja mund të ndihmojë paqen e sigurisë kudo në botë përkrah ushtarëve të NATO-s”, ka thënë Rama.

Ai ka theksuar se FSK-ka po e përmbyll një vit të suksesshëm sa i përket procesit të tranzicionit.

“Ne po punojmë ngushtë me partnerët tanë strategjik që forca (FSK) të jetë e trajnuar sipas standardeve të NATO-s dhe e gatshme për operacione që garantojnë paqe e stabilitet në rajon dhe me gjerë”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 13.8 milionë persona në Shtetet e Bashkuara kanë shikuar…