43% e gjysmëfinalistëve luajnë në Angli

09 korrik 2018 | 13:57

Premier Liga e ka fituar tashmë Botërorin e vet. Përveç ekipit kombëtar të drejtuar nga Southgate, që është rikthyer në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas 28 vjetësh, lojtarët që luajnë në Premier Ligë janë gjithashtu, yjet kryesor dhe më të shumtit në numër, që përbëjnë katër gjysmëfinalistët e këtij turneu.

Në katër kombëtaret që vijojnë të garojnë ende në Rusi, deri në 40 lojtarë nga 92 të tillë luajnë në Premier Ligën angleze, ose rreth 43% e totali, raporton “Telesport”. Një dominim absolut, në qoftë se ju mendoni se si La Liga dhe Ligue 1 ndjekin me vetëm nga 12 lojtarë secila, ndërsa Seria A ndalon në 9 lojtarë, duke numëruar edhe Kaliniqin (edhe pse është dërguar në shtëpi nga Kroacia), edhe Pjaca, i cili e përfundoi sezonin në Bundesliga.

Natyrisht, dominimi i Premier Ligës është kryesisht edhe për shkak të Anglisë në gjysmëfinale, teksa 23 lojtarët e Southgate militojnë në Premier Ligë. Por, atyre, gjithashtu, duhet t’u bashkohen 11 lojtarë nga Belgjika, 5 lojtarë nga Franca dhe Lovren nga Kroacia.

“Premier Liga është kampionati më i mirë në botë, sepse kaq shumë para që qarkullojnë”, pranoi trajneri i Anglisë disa ditë më parë. Pjesa tjetër e ligave të mëdha evropiane mund të jenë të kënaqura me “thërrimet” në këtë raund të Botërorit të Rusisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se…