5G pritet të gjenerojë prodhime direkte në ekonomi

12 shkurt 2019 | 16:48

Kompanitë e mëdha të telekomunikacionit në Kinë, po përgatiten për epokën e gjeneratës së pestë,  ndërkohë që pritet të prezantojnë terminale të të dhënave 5G dhe telefona të rinj.

“Huawei” dhe  “ZTE”,  pritet të kryesojnë në prezantimin e sistemeve 5G. “Prezantimi i produkteve 5G do të ndikoje që kompanitë telefonike të lajmërojnë rrjetin tregtar dhe standardet e verifikimit për terminalet 5G.

Sipas të dhënave zyrtare  ekonomia 5G pritet të gjenerojë prodhime direkte dhe indirekte prej 71.3 miliardë dhe 176.8 miliardë dollarë në vitin 2020, kur teknologjia të kthehet në përdorim tregtar, shkruan “scantv”.

Deri në vitin 2030, prodhimi direkt dhe indirekt i ekonomisë 5G do të arrijë në 928 miliardë dhe 1.6 trilionë dollarë, me një rritje mesatare prej 28 dhe 24% në mënyrë respektive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka konfirmuar se ka nënshkruar…