KDI-ja: Shumica e qytetarëve preferojnë që presidenti të udhëheq dialogun me Serbinë

04 korrik 2018 | 12:22

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë publike rezultatet e një sondazhi që tregon se cilat do të jenë partitë më të votuara në Kosovë nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel.

Sipas këtij tonazhi, LDK-ja del të jetë partia e parë me 30 për qind, e cila pasohet nga PDK-ja me  23 për qind  dhe Vetëvendosje me 21 për qind.

Përpos kësaj, KDI-ja ka prezantuar edhe sondazhin rreth dialogut me Serbinë.

Të gjeturat tregojnë se shumica e kosovarëve, preferojnë që institucioni i Presidentit ta udhëheq dialogun e Brukselit, ndërsa  i dyti për t’i drejtuar bisedimet del kryeministri, kurse i treti dikush nga opozita.

Shumica e të anketuarve shqiptarë mendojnë se përfundimi i dialogut duhet të jetë njohja e Kosovës nga Serbia, kurse ndarjen askush nuk e sheh si opsion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim…