66 qytetarë të Kosovës urgjentisht kërkojnë të kthehen nga Dubai

14 maj 2020 | 10:03

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara ka njoftuar se 66 qytetarë të Kosovës kanë kërkuar të kthehen në Kosovë. Sipas Ambasadës, më 21 maj Qeveria e Shqipërisë ka aranzhuar aeroplan të “Fly Dubait” për transferimin e 80 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

 

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

NJOFTIM URGJENT

Të nderuar bashkëatdhetarë

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi janë lajmëruar deri tash 66 qytetarë tanë me kërkesa urgjente për kthim në Kosovë. Sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në bashkëpunim me Dikasteret tjera relevante na kanë aprovuar kërkesën për transfer përmes bashkēpunimit me Ambasadën e Shqipërisë. Konkretisht, me datën 21 Maj Qeveria e Shqipërisë ka aranzhuar aeroplan të Fly Dubait për transferin e 80 qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Neve Qeveria Shqiptare dhe FLY DUBAI na kane ofruar mundësin që gjithë qytetarët e Kosovës të përfshihen në këtë udhëtim dhe Fly Dubai e ka hap sportelin për shitjen e biletave. Të gjithë 66 qytetarët (edhe të tjerë nëse sjanë lajmeruar por që janë urgjente) që kanë kërkuar të transferohen luten që të pregatiten dhe të organizohen për fluturim (Dubai-Tiranë).

Mbi detajet e fluturimit ju lutem të vizitoni faqen zyrtare FlyDubai.com dhe momentin që do të bleni biletën, duhet të dërgoni me email pranë Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi, detajet tuaja si dhe kopjen e biletës, me qëllim ndarjen e listës së udhëtarëve me Autoritetet në Shqipëri dhe Ambasadën tonë në Tiranë e cila do të organizoj transferin pastaj për në Kosovë.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KETU FAQJA PDF/ KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË…