“7 500-euroshi” takohet me ambasadorin e Kosovës në Holandë, flasin për projekte kulturore

09 dhjetor 2023 | 12:50

“7.500 euroshi” takohet me ambasadorin e Kosovës në Holandë, flasin për projekte kulturore

Gani Jakupi është rekrutuar nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për të “lobuar” për imazhin e shtetit të Kosovës. Madje për këtë lobim, Jakupi paguhet përmes një projekti që ka vlerën e 90 mijë eurove.

Nuk dihet saktë veprimtaria e Jakupit, megjithatë ai ka bërë një postim me datën 5 dhjetor. Në postimin e tij, Jakupi tregon se është takuar, mbajeni frymën, me ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Dolin.

Po, po, mirë e keni lexuar, të dashur lexues. Jakupi që paguhet për lobimin për Kosovën, ka takuar një diplomat të Kosovës. Për këtë takim, Jakupi ka shkruar në gjuhën angleze në rrjetin social në “Facebook” dhe platformën “X”, shkruan Nacionale.

Çka shkroi Jakupi në gjuhën angleze?

“Në Hagë, me Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin kosovar Dren Dolin. Një diskutim i frytshëm mbi mundësitë e projekteve kulturore.” – shkroi Jakupi, që përfiton 7.500 euro në muaj nga buxheti i Kosovës.

Dy fjali të shkurtra për një takim absolutisht protokolar: një lobues i Kosovës takohet me një diplomat të Kosovës, pra kushtimisht dy nëpunës kosovarë. Jakupi nuk ka dhënë asnjë shpjegim për togfjalëshin “dikustim i frytshëm”, siç nuk ka treguar as se çfarë projekte kulturore ka diskutuar, shkruan Nacionale.

Për t’u bërë edhe më qesharake kjo situatë, ambasadori Doli e ka shpërndarë këtë postim të Jakupit në profilin e tij në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një pritje që i…