876 pacientë po trajtohen në QKUK, 647 me oksigjeno-terapi

23 nëntor 2020 | 23:03

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë statistika të reja sa i përket trajtimit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës të pacientëve me Covid-19.

Sipas këtij raporti në QKUK, aktualisht po trajtohen 876 pacientë me koronavirus.

MSH bën të ditur se 647 prej tyre janë në oksigjeno-terapi. Tutje në njoftim thuhet se 599 pacientë të tjerë të konfirmuar me Covid-19, po marrin trajtimin në spitalet nëpër Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua të hënën në…