9 lojtarë pritet të largohen nga Reali

29 qershor 2022 | 13:10

Pasi ka afruar dy lojtarë të rëndësishëm si Aurelien Tchouameni dhe Antonio Rudiger, Real Madridi tashmë po mendon të nisë me largimet.

Në klub shihet nevoja për largime dhe sipas medieve spanjolle janë të paktën nëntë lojtarë me valixhe në duar. Problemi qëndron në faktin se askush prej tyre nuk është larguar deri më tani.

Lista e lojtarëve që pritet të lënë Madridin në verë nis me portierin Lunin për të vijuar me Vajehon e Reiner, që shihet pranë Benfikës.

Kubo dhe Joviç janë dy emra të tjerë gati të largohen, teksa lista plotësohet me Marianon, Majoral, Sebajos e Asensio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka…