Projektligji për referendumin shkon në Kuvend

16 tetor 2018 | 14:30

Komisionin për Legjislacion ka shqyrtuar Projektligji për referendum dhe të njëjtin  pas shumë diskutimesh e ka dërguar për lexim shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë në mbledhjen e këtij komisioni më shumë është diskutuar se kush e ka punuar këtë projektligj dhe se kush e ka propozuar atë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova është dashur qysh moti të ketë ligjin që lejon referendumin në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Haxhiu ka numëruar një varg vërejtjesh në Projektligjin për referendumin i cili është iniciuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD). Sipas saj projektligji ka mungesa në përmbajtje.

Ndërsa deputeti Frashër Krasniqi nga PSD-ja, ka thënë se ky projektligj ka disa mangësi, duke kundërshtuar Albulena Haxhiun pasi sipas tij Projektligji për referendum nuk është pronë e Vetëvendosjes.

Krasniqi ka kërkuar që Kosova sa më shpejt ta ketë këtë Ligjin për referendumin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC), Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe…