Portieri i Realit: Humbëm ndaj Arsenalit superior
17 prill 2025
| 15:40
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, duke folur për “Movistar Plus” pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ka thënë se “mbretërit” humben ndaj Arsenalit superior.
“Në fillim krijuam rrezik, tifozët na shtynë, por Arsenali është një ekip që mbrohet mirë, është i organizuar. Në pjesën e parë menduam se nëse shënonim golin e parë, ndeshja do të ishte e hapur. Në fund, ata shënuan golin e parë, ne barazuam menjëherë. Ne humbëm kundër Arsenalit superior dhe e pranojmë diçka të tillë”, ka thënë Courtois.



