Djali i Nikollë Nikprelajt i bashkohet KF Deçiq nga Tuzi

29 korrik 2025 | 15:08

Futbollisti Arben Nikprelaj i është bashkuar klubit shqiptar të Malit të Zi, KF Deçiq nga Tuzi, duke forcuar repartin e mbrojtjes të ekipit.

“Klubi i Futbollit Deçiq Tuzi ka kënaqësinë të njoftojë prurjen e radhës në repartin e mbrojtjes,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. Ata kanë uruar mbrojtësin e ri me fjalët: “Mirë se vjen, Arben!”.

Urimit për Arbenin i është bashkuar edhe babai i tij, këngëtari i njohur shqiptar Nikollë Nikprelaj. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka shprehur krenarinë për rrugëtimin sportiv të të birit: “Nga sot, djali im Arbeni, si qendërmbrojtës, do të mbrojë ngjyrat kuq e zi të KF Deçiq. Suksese!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar…