Shala reagon për situatën në RTK: Pushtetet autoritare, historikisht i kanë parë gazetarët dhe mediet si problem
26 gusht 2025
| 11:09
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar ashpër pas largimit të disa gazetarëve nga drejtimi i emisioneve në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
Shala ka thënë se historikisht, pushteteve autoritare i pengojnë gazetarët dhe mediet.
“Pushtetet autoritare dhe diktaturat, historikisht, i kanë parë gazetarët dhe mediat si problem. Edhe sistemi qeverisës i Kurtit dëshiron të mbajë monopolin mbi të vërtetën, prandaj gazetarët shihen si rrezik që duhet ndjekur, diferencuar apo denigruar, ashtu si në rastin e RTK-së”, ka shkruar Shala në “Facebook”.



