Deklarata e Sinan Hëzërit

11 nëntor 2018 | 12:41

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha

(Procesi gjyqësor i Prizrenit më 1946 sipas dokumenteve të gjykatave ish-jugosllave. Para trupit gjykues dolën 34 patriotë të cilëve gjyqi ua shqiptoi dënimet: gjashtë veta i dënoi me pushkatim, të tjerët me vite të shumta burg) /18/

(Sqarim: Shkrimi në vazhdim botohet pa i bërë redakturë gjuhësore pasi është i shkruar si në dokumentet origjinale)

U prezantue i pandehuni Sinan Hazëri, nga Prizreni, i cili deklaroi e tha:

“Unë kam hy ne  kete organizatë me lejen e shokut  Majoritë të OZN-es. Nji ditë para se të arrestohesha, mbas konferencës që kemi ba  në shtëpin e Palaqos kam dasht me tregue majorit, por ky nuk qëlloi në zyrë, dhe tjetrit nuk mund ti tregofsha mbasi ky e porositi që vetem  vetëm këtij kam me  tregue zbulimin e kësaj organizate.

Deklarata e Qamil Jeminit:

U prezantue i pandehuni Qamil Jemini, nga katundi Mushutishtë të rrethit të Suharekës, i cili deklaroi e tha: “Tahir Deda  disa ditë para burgimit me tha se u krijua Jugosllavija e vjetër prap, kolonistat u kthyen. Unë me Tahirin jam takue  në muajin qershor 1945. Tahir Deda neve na ka thirrë vet, kemi shkue unë me Sadik Peqanin, kurkushi tjetër nuk ka qenë me neve. Tahiri na tha  se duhet me formue nji komitet, duhet me mbledhë ndihma dhe se duhet të gjindet i shkruem tek ti”.  Dhe e refuzova. Tahiri ka thanë se nuk asht mirë në Shipni. Ka nxjerr njëfarë liste të vramëve  tue kendue emnat të njerëzve  të Suharekës dhe me veti mua për disa njerëz që nuk gjinden. Unë disa emna i kallxova  këtij. Asgja tjetër me Tahir Dedën skam pas  as që s’kam hy në organizatën e komitetit.

Deklarata e Sadik Peqnit:

U prezantue  i pandehuni Sadik Peqani nga katundi Peqa i rrethit të Suharekës, i cili deklaroi e tha: “Unë s’bashku me Qamil Jeminin si mbas  thirrjes të Tahirit kemi shkue në shtëpin e tij. Tahiri na propozoi me ba nji komitet. Unë  bashku me Qamilin kemi refuzue. Nuk kam ba asbnji vepër as që kam hy ne kete organizatë.

U prezantue i pandehuni Muhamet Veseli, nga katundi Reçan të rrethit të Suharekës, i cili deklaroi e tha: “Nuk asht e vertet që të kam ba ndonji lidhje ndërmjet Tahir Dedës dhe Smail Goranit. Asnji punë në favor të kësaj organizate  skam as që s’kam qenë në këtë organizatë.

Deklarata e Ibrahim Abdylit:

U prezantue i pandehuni Ibrahim Abdyli, nga katundi Budakovë, rrethi i Suharekës, i cili deklaroi e tha: “ Nuk është e vertet që të kam ba ndonji lidhje ndërmet Tahirë Dedës e Osmail Goranit. Asnji vepër në favor të këtij komiteti nuk kam ba  as që kam kenë anëtar i tij.

Prizren, më 22/IX/1945

Sekretar: nënshkruar Musa Biçoku; Anwtar: Hasan Kryeziu; anëtar Kolë Shiroka; dhe kryetar:  Hivzi Sylejmani

SEANCA E 23 SHTATOR 1945

Sot ditën  dhe orën e caktueme  trupi gjykues u formue siç shenohet në seancën e mëparshme, tue qenë gati prokurori publik Ali Shukrija e pranë sekretari Mustafa Biçoku si ne te shkruar, u mblodhen ne sallen e gjykimeve  (shtepin e kulturës të këtij qyteti) dhe  kështu filloi gjyqi botërisht dhe me dyer të hapura.

U prun të pandehurit nga burgu dhe tue pas  pranë tyre mbrojtësit e tyre Jahja Osmanin, Zeqi Arnin e Xhevdet Pallaskën, u vunë ne vendet e posaçme  dhe kështu u zhvillue gjykimi.

U këndue shkresa, datë 23 shtator 1945, e prokurorit publik me të cilën ngreh ankimin kundra të pandehurve Kadri Minushit për vrasje.

Prokurori Publik paraqiti kete kërkim për Kadri Minushin:

Me qenë se Prokurori Publik me aktin data te qetashme drejtue kësaj Gjykate ngreh ankimin e bamun kundërtë pandehurit Kadri Minushit per akuzë vrasje; trupi gjykues  vendosi pranimin e kërkimit të bamun prej Prokurorit dhe vazhdimin e gjykimit kundra të pandehurit të sipërme vetëm per akuzën e fajit koftra popullit dhe shtetit.

Mbas deklarimit të këtij vendimi u muer për ballafaqim i pandehuri Tahir Deda e Basri Sallkoja.

Si u pyet i pandehuri Basri per aeroplanin qe vjen e qet tym do të jet shenjë alarmi dhe kete ma ka thene Tahiri.

Kur u pyet i pandehuri Tahir Deda thase: nuk e pranoi, se nuk i kam thanë ndonji gjë dhe tash po e dëgjoi kete fjalë.

I pandehuri Basri thase  ky me ka thanë.

I pandehuri Tahir tha se une as enderr nuk e kam pa kete gjë.

Si u pyet prap i pandehuri Tahir tha se  mua Basrija me ka thënë për nji emër nga  maçiteja  qe ky do të n a mbante lidhjen me te.

I pandehuri Basri mohon kete tue  thanë se Maçiteva është katund dhe shton tue thanë se, baza me ka thanë Tahiiri gjendet në Kukës dhe do aeroplan kanë ardh e që qesin sende, a ka qitë bukë.

I pandehuri Tahir si u pyet tha se, neve s’kemi par bukë e as kam thanë per material e bukë që thotë Basrija e kete tash po e ndegjoi.

I pandehuri Basri tha se instruksionet mi ka dhanë Tahiri e jo une Tahirit.

Kur u pyet i pandehuriTahir tha se  instruksionet i kanë pasun Basrija e Hasan Rrustemi. Dhe as unë e e as Basrija skemi bisedua për gjendjen e politikës se jashtme të mnrendshme, dhe as për Shqipni e as për Jugosllavi.

I pandehuri Basri thase: kemi bisedu per  keto, ky Tahiri me ka thanë dhe per  postë se vjen rregullisht.

I pandehuri Tahir kur u pyet thase, mohon ti ketë thënë gjë. Instrukcionet i kam bamun Hasan Rrustemi, e une dhe Basrija dhe herë kam folur unë e here Basrija, kurse Hasani kurse Hasani vetëm ka skrute.

I pandehuri Hasan Rrustemi kur u pyet tha se: unë instruksionet skam marr pjesë fare ato i ka shkruar Basrija e jo une dhe ai ka shkruar çka i ka thanë Tahiri.

I pandehuri Basri kur u pyt tha se: po une i kam i kam shkruar e Hasani ska shkruar gjë.

I pandehuri Tahir kur u pyet tha: i pandehuri Hasan ka shkruar me laps instruksionet.

Kur u pyet i pandehuri Hasan tha se, kur Basrija shkruante e ka grisë letrën se Tahiri i tha se i shkruaj unë me makin.

I pandehuri  Tahir tha se: mohon shkrirjen me makinë te instruksioneve dhe thotë se  ato i ka shkruar Hasan Rrustemi.

I pandehuri Hasan thotse: keta kanë bisedua mbasi la letrën se këtu ke Hasani nuk vi ma, e shihemi jasht, a kanë shkrue ma a skan shkrue nuk di gjë.

I pandehuri Tahir tha se: Hasani Basrin e ka mik te tijin dhe Basrija ke Hasani ka fjet.

I pandehuri Basri tha se: mua letrat jasht tri copave mi ka dhanë Tahiri, kur doje me shkue në Ferizaj.

I pandehuri Tahir tha se, instruksionet i ka bamun Hasani, e po ai ja ka dhanë Basriut kur ai shkonte për Ferizaj.

I pandehuri Basri thase, mua Tahiri mi ka dhene  instruksionet e ne shtepi ky me ka folur dhe unë i kam shkruar e jo Hasani.

I pandehuri Tahir thase une i kam dhanë listat e shenimeve per me i ruajt ne shtepi Abdyl Rexhepi, por Abdyl Rexhepi ka pas shtyp edhe me kopje të tjera sepse kur i muer Basrija se nji kopje ka mbet ke neve dhe tjerat i ka mbajt Abdyli, ato qe shtypi vete, dhe atë origjinalin e ka marr prej meje, dhe unë i kam pas thanë per me i shtyp dhe ma, por a ka shtyp a jo nuk e di, pse u arrestua shpejt.

I pandehuri Abdyl Rexhepi si u pyet tha se: Unë prej të pandehurit Tahir kam marr vetem dy lista e instruksione mua nuk me ka pas  dhene.

I pandehuri Tahir thase ja kam dhanë.

I pandehuri Abdyl kur u pyet se çka thotë Tahiri i cili e mohoi.

Kur u pyet i pandehuri Tahir thase une nuk kam thanë per radio qe Abdyl Rexhepi ka que në Drenicë dhe mohoi kete gjë, tue thanë se  unë sdi gje per kete punë fare, mbi kete thase po Abdyli me ka pas thanë per nji radio qe e kam que por se ku nuk e di.

I pandehuri Abdyl thase nuk di gjë për këtë çështje fare për këtëështje, këto që thotë ky nuk janë të vërteta dhe për këtë duhen fakte dhe dokumente me paraqit para gjyqit dhe këtë gjë duhet me dijt tanë pjesëtarët e komitetit të Tahir Dedës.

Mbi pyetjen e Prokurorit publik i pandehuri Abdyl Rexhepi tha se duhet per me dijt një gjë te tillë krejt krejt ko miteti qe une me te nuk kam qene e që asht formue prej Tahirit, lista personalisht mi ka dhanë Tahiri.

I pandehuri Basri tha: Unë jam bind mbi fjalet e Tahirit, qe me ka thanë se kemi okolla Kukësit lidhje e kemi ndihmen e Aleatëve  e se ju jeni lidhe me mua e une  e di se ku jam lidhe dhe se nji bukë te madhe kolla e Kukësit e kanë qit aeroplanët. Kur me mbushi mendjen me ka thanë me punue e me qenë të lidhur e jo me luftue. Tahiri me ka porosit me formue Komitetin e me u marr vesht me te malit qe per ushqim e çdo gjë ka me i marr, e ata te malit te mos bajn gjë tash per me vonë kur të vijë urdhëri e mbi ate urdhër me veprue mbasi Prizreni ka me qenë qendra. Pushteti poqese do te rrëzohet pa tjetër duhet forcë me u bamun kjo.

I pandehuri Basri perseriti deklaratat e të pandehurit Hasan tue thanë se, ata te Barit janë Aleatët.

I pandehuri Tahir thase Basrija e Hasani, janë miqë ne mes të tyre e duan me na rendue mua mbasi ketë i kanë bamun fjalët bashk e më ngarkojn mua. Për këto nuk janë të drejta dhe i mohon.

I pandehuri Basri thase: Unë këto fjalët e marruna prej Tahirit nuk i kam folur nder popul si dhe për bukën që u hodhë e tjera. E sikur tja  kisha thënë unë popullit keto besoi se sdo temi kishin besue si për rrezimin e qeverisë shqiptare e të asaj jugosllave. Lidhja e Jugosllavisë me miqësi me Shqipënin janë të mira dhe aleatët po te mira i kanë lidhjet dhe janë politikisht perzie ne kete punë. Unë po të mos kisha marrë pjesë ne politik nuk do të isha sot para jush.

I pandehuri Hasan Rrustemi thase: at instruksione qe keta te pandehurit kanë bamun nuk di se ku do ti qojshin, por Tahiri me ka pas thanë se do i qojm ne tanë rrethin e Kosmetit, po ashtu i pandehuri Hasan tha se Halim Spahija e njof si nji tregtar, e Tahiri s’ka  folë gjë për të e as nuk kam dëgjue per Halimin.

I pandehuri Tahir si u pyet thase: mu instruksionet ketu mi ka pru Hasan Rema, per me u interesu per emërimin e tij në Shqipni si nëpunës i kam pas  thanë Halimit. Vërtet unë  kam thanë per Halimin sa pare per mue mi ka dhanë Hasan Rema, pse une me Halimin sjam pame fare.  Ju kënduan thëniet ne proces i cili i vërtetoi tue shtuar se mua mi ka que urdhërat e fjalës Hasan Remës e jo Halimi, e Hasani me ka kerkue listat me shenime. Mua me ka thanë Hasani se listat mi ka lypë Halimi, e me ka thanë Hasani se në Shqipëri do bahet nji ndryshim ma i gjanë e jo se do te rrëzohet regjimi, se keshtu me ka thanë se per me ndejtun në Prizren. Si u pyet mbi ndryshimin tha si përpara e tash sjam sjam me nji dhomë me Halimin. Me Halimin skam pas fjalë per listat. Gjyqëtar Mborja  ka ardhe ne zyre e  ka kerkue Halimin i cili ndodhesh në Prishtinë dhe kur është kthyer Halimi është takue me Rexhep Mborjen dhe kanë bisedue per ngjarjet e Drenicës dhe kanë dasht me mbledh listat e të vrarëve të Drenicçs. Unë jam i martuar, unë smundem me thanë për Halimin, por Hasani mi ka lyp listat, e nuk di se ka qenë në Gestapo Hasani. Unë Hasanin me tesha ushtarake se kam pa, por kur kam qenë radhen e dytë ne burg si me ka thanë se me ka nxjerr nga burgu, nuk di per Hasanin ndonji gjë, por kete e njef e njomi si nacionalist e jo si njeri të gestapos. Unë shenimet nuk ja kam dhanë kujt. Halim Spahin e njomi qysh ne vjetin 1938 e 1939, në 1944 Halimi ka qenë ketu e kam bisedu me te. Ejup Binakun e njomi e Sylejman Rizën e njomi se largut. Mua ne kete me ka mashtre Hasani pse asht nji njeri i zgjuat e ne pikëpamje nacionale per bashkimin e Kosovës me Shqipëniin e sotme dhe e kam bam per me bazë deputetet ose neve shqiptaret jemi 80% më shumë ketu në Kosovë e me kërkue mandej bashkimin, mbasi te  punonim ilegalisht e ma vonë do te delshim legalisht. Neve skemi pas qeslim  luftarak, neve jemi gabu në pikëpamje politike, neve kemi pas mejtim qe te kemi njerëzit e jonë e në kohë të votimeve te kishim gjint jonë per me kerkue të drejtat tona. Unë kam qenë nëpunës në pushtet dhe shok kam qenë, dhe kjo nuk asht eminim pushteti, por kjo qe thoni ashtë e pa mundur. Fuqija e malit qe me thoni është jasht pushtetit, neve kemi dasht me u lidhë me te, por për ti qu atyre gjë si kemi qu. Neve me ballistat ne mal skemi pas lidhje. Ymer Berishën nuk e njohi, por i kam shkrue personalisht per Ismail Goranin, une me te skam pas lidhje. (Vijon)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Separatistë e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës po…