Xhavit Drenori, asamblisti ndryshe i Drenasit, kthehet 10 vite mbrapa…
Kandidati për asamble komunale në Drenas, Xhavit Drenori i Iniciativës Qytetare GREEN për Drenasin i cili garon me numrin 2 në listën zgjedhore të Vetëvendosjes, ka thyer kujtesën 10 vjet prapa. Drenori në vitin 2015, si asamblist, kishte nisur një traditë të re në Drenas: shpërndarjen shtëpi më shtëpi të raportit të tij vjetor të punës. Me këtë veprim Drenori kishte dëshmuar se llogaridhënia nuk duhet të mbetet vetëm në sallat e kuvendit, por duhet të arrijë te secili qytetar, aty ku jeton. “Sot, pas një dekade, e mbaj me shumë krenari këtë kujtim dhe besoj se ky model i qeverisjes së afërt e të hapur me qytetarin është rruga e duhur për të ndërtuar besim dhe ndryshim”, ka shkruar Xhavit Drenori.
Njoftimi i plotë i Drenorit:
𝐊𝐭𝐡𝐞𝐡𝐞𝐦𝐢 𝟏𝟎 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐦𝐛𝐫𝐚𝐩𝐚
Në vitin 2015, si asamblist, nisa një traditë të re në Drenas: shpërndarjen shtëpi më shtëpi të raportit tim vjetor të punës. Fillova pikërisht nga fshati im i lindjes, Dritani, aty ku rrënjët më lidhin më fort me njerëzit dhe me përgjegjësinë për të qenë i hapur e transparent.
Ky veprim ishte dëshmia ime se llogaridhënia nuk duhet të mbetet vetëm në sallat e kuvendit, por duhet të arrijë te secili qytetar, aty ku jeton.
Sot, pas një dekade, e mbaj me shumë krenari këtë kujtim dhe besoj se ky model i qeverisjes së afërt e të hapur me qytetarin është rruga e duhur për të ndërtuar besim dhe ndryshim.
Koha të kthejmë vendimmarrjen te qytetarët tanë.
Më 12 tetor fillojmë një epokë të re së bashku.




