70-vjeçari Ismet Millaku kërkohet nga toka e ajri

08 shtator 2025 | 07:56

Në lumin “Drenica” dyshohet se mund të jetë trupi i Ismet Millakut, që në shtëpi s’u kthye që nga 2 shtatori.

Nipi i tij, Alban Millaku, ka treguar edhe kur i humbën gjurmët e 70-vjeçarit.

Meqenëse Millaku nuk e ka për herë të parë largimin nga shtëpia për ditë me radhë për shkak të gjendjes së tij psiqike, edhe kërkimet e vrazhda filluan tek të premten.

Veç ekipeve te specializuara për kërkim të FSK-së, në ndihmë në mënyrë vullnetare dolën edhe Shoqata e Kërkim-Shpëtimit.

Derisa kërkimet po vazhdojnë për gjurmët e Millakut, familjarët apeluan për ndihmë nga çdo kush qe do të haste në ndonjë informacion për të.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gazetari Vehbi Kajtazi ka zbuluar sekrete të padëgjuara më parë…